Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka folur rreth zhvillimeve të fundit në vend, ku Prokuroria e Specializuar njoftoi një ditë më parë se ndaj Presidentit të vendit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së Kadri Veseli, ka dorëzuar aktakuzë për shqyrtim nga Gjykatën Speciale.
Nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i kanë thënë Klan Kosovës se ky proces ka qenë në rrugëtim e sipër për 20 vjet.
”Ky njoftim ka qenë duke u përgatitur qe 20 vjet”.
”Shtetet e Bashkuara të Amerikës nxisin Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyrën e pavarur të Prokurorit të Specializuar për t’ju përmbajtur mandatit të tyre përderisa ky rast vazhdon përmes sistemit të drejtësisë”.
Po ashtu ekskluzivisht për Klan Kosovën nga Ambasada e SHBA-së në Prishinë thonë se dorëzimi i aktakuzës së paralajmëruar paraqet një hap përpara në procesin e drejtësisë dhe pajtimit në Ballkanin Perëndimor.
”Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se dorëzimi i aktakuzës së paralajmëruar nga Zyra e pavarur e Prokurorit të Specializuar paraqet hap përpara në procesin e drejtësisë dhe të pajtimit në Ballkanin Perëndimor”.
”Ky njoftim është thelbësor për avancimin e sundimit të ligjit dhe të drejtësisë për viktimat në Kosovë, si dhe për ta shtyrë vendin përtej kësaj periudhe të tmerrshme dhe për t’ju bashkuar komunitetit euroatlantik”, thuhet mes tjerash
Po bënte sehire? Klipi që shfaq veprimet e çuditshme të Bias...
Humbi kontrollin e makinës dhe përplaset me katër automjete ...
Limi ia thotë troç Albës: Unë nuk erdha këtu për ty
Keqpërdorimi i ‘rezervave shtetërore’, Hajdari, Lipovica, Ga...
PSG eliminohet nga Kupa e Francës, pëson humbje shokuese nga...
7 arsye pse dhembin kockat e fytyrës: Shkaku shpesh nuk ësht...