Shaqir Totaj, kandidati i Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), për kryetar të Komunës së Prizrenit në zgjedhjet lokale, ka paraqitur ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës lidhur me zgjedhjet në Komunën e Prizrenit.
Nëpërmjet kësaj ankese kërkohet vlerësimi i kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Aktgjykimit A. A. U. ZH. Nr. 63/2017 të datës 07. 12. 2017 të Gjykatës Supreme të Kosovës për refuzimin si të pabazuar të ankesës A. Z. L. NR. 1124/2017, të parashtuar nga subjekti politik Partia Demokratike e Kosovës kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa Parashtresa, për shkak të keqpërdorimeve gjatë procesit zgjedhor, në ditën e votimit, për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të datës 19. 22. 2017.
PDK konsideron se Gjykata Supreme e Kosovës, me Aktgjykimin e saj, nuk arrin të verifikojë faktet dhe provat e ankuesit, të cilat ndërlidhen dhe implikojnë drejtpërsëdrejti me interesin ligjor të parashtruesit të saj dhe janë po ashtu vendimtare në cilësimin ose jo të shkeljes së të drejtës kushtetuese, të drejtës pasive zgjedhore (e drejta për të qenë i zgjedhur).
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...
Një hap larg Botërorit, Pacolli: Çfarë kënaqësie e çfarë gëz...
Sinani pas fitores së Kosovës: Ky rrugëtim do të ishte edhe ...
FIFA: Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në...
Një hap larg Botërorit, Hamza: Të gjithë bashkë në “Fadil Vo...
Trump zgjat edhe 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj infrastru...