Shaqir Lutvija dënohet me 10 vjet burg për krime lufte

13:51 | 28 Korrik 2026
E.G

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar sërish me 10 vjet burgim ish-milicin Shaqir Lutvija për krime lufte të kryera në Prizren gjatë viteve 1998-1999. Vendimi u mor të martën, pasi rasti ishte kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit në qershor të këtij viti.

Sipas aktgjykimit, Lutvija është shpallur përgjegjës për masa represive ndaj civilëve shqiptarë, përfshirë vrasje, arrestime, rrahje, maltretime dhe trajtim çnjerëzor, të kryera në cilësinë e inspektorit dhe policit në stacionin policor të Prizrenit, së bashku me persona të tjerë.

Ai ishte dënuar fillimisht me të njëjtën masë prej 10 vjetësh burgim në nëntor të vitit 2025, por Gjykata e Apelit e kishte anuluar atë aktgjykim dhe kishte urdhëruar rigjykimin e çështjes.

Pas shqyrtimit të ri, Gjykata Themelore ka vendosur ta dënojë sërish me 10 vjet burgim.

Shpërndaje në rrjete sociale