Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se shanset që Bashkimi Evropian të bindë Serbinë për njohur pavarësinë e Kosovës janë zero.
“Është dëshpëruese që nuk ka asnjë përpjeke nga BE që ta bind Serbinë që ta njoh Kosovën”, deklaroi Thaçi, raporton arbresh.info.
Këto komente ai i ka bërë në një konferencë për medie, pasi ju mohua t’i adresohet qytetarëve të Kosovës përmes Kuvendit të Kosovës.
Ai thotë se gjatë takimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në takime shumë të rëndësishme ka kërkuar me vendosmëri konsolidimin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës.
“Ishte edhe pritja nga Mike Pompeo, ai shprehu përkrahjen e tij për të arritur marrëveshjen e paqes Kosovë-Serbi”, është shprehur presidenti Thaçi.
Ai e cilësoi si mjaftë të rëndësishëm takimin me Vuçiqin në Uashington në prani të përfaqësuesve zyrtarë të ShBA.
“Takimi në Uashington e lehtëson arritjen e marrëveshjes. Diçka e tillë e munguar për dy dekada të mund të arrihet në Uashington. Ka mbetur të bëhet hapi i fundit për mbylljen e këtij procesi. Është mundësi unike dhe do të jetë në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës”, është shprehur presidenti Thaçi.
Në këtë konferencë ai ka përmendur edhe anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, por pa saktësuar nëse ka diçka konkrete në lidhje me këtë çështje./arbresh.info/
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit
Bellingham dhe Huijsen “ringjallen” në Real Madrid pas paraq...
Gjenden eshtra të dy personave në Mitrovicë të Jugut, dyshoh...
Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipëris...
Tetë të vdekur dhe 36 të lënduar nga një zjarr në një qendër...
Përfundon aksioni në Agjencinë Kadastrale