Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, i është përgjigjur kërkesës së Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës, të cilat po kërkojnë konsultime bilaterale për ngritjen e taksës për produktet me origjine nga këto shtete.
Serbia e Bosnja kanë kërkuar që të mbahet një takim në kuadër të CEFTA-s, për të diskutuar në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës, për vendosjen e taksës prej 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës.
Në përgjigjen drejtuar këtyre shteteve, ministri Shala ua ka rikujtuar përfaqësuesve të Serbisë dhe Bosnjës, se UNMIK-u nuk e ka marrë vendimin për masën tarifore, por ky vendim është marrë nga Qeveria e Kosovës, duke u mbështetur në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e cila garanton integritetin dhe sovranitetin territorial të Kosovës, i cili është i paprekshëm, i pacenueshëm dhe i mbrojtur me të gjitha mjetet që garanton Kushtetuta dhe fuqi, raporton KosovaPress.
Në këtë drejtim, në letrën e cila mban firmën e ministrit Shala thuhet se kërkesa nga këto shtete është e pavlefshme dhe e papranueshme për Qeverinë e Kosovës.
Ministri Shala ia ka bërë me dije se Qeveria e Kosovës nuk do t’i përgjigjet asnjë kërkese për sa kohë që Serbia dhe Bosnja nuk i drejtohen Kosovës me emërtimin e saj kushtetues dhe sipas nenit 42 të marrëveshjes se CEFTA-s.
“Kosova do t’i përgjigjet vetëm kërkesave të CEFTA-s kur ato janë të bëra në harmoni me nenin 42 të CEFTA-s në harmoni me emërtimin kushtetues”, thuhet ndër të tjera në përgjigjen e ministrit Shala.
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...
Sipas Sky Sport, Slot pritet të vazhdojë edhe për një sezon ...
Trumpi thotë se nuk dëshiron ta zgjasë armëpushimin me Irani...
Ambasadori amerikan në NATO mbërrin në Kosovë, Ambasada jep ...
Rama: Siguria ushqimore, sfida më komplekse e procesit të in...