Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës-së, Ferat Shala, ka postuar një fotografi të rrallë me Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin.
Në katër vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së, Shala ka vlerësuar se me ish-krerët e UÇK-së i bashkon një jetë angazhim dhe luftë për një ideal të përbashkët.
“Sot bëhen katër vite që të katërtit nuk janë në Kosovë. Angazhimi i tyre për të drejtën e popullit të Kosovës për liri sot ka marrë trajtën e mbrojtjes së kësaj të drejte. Sa më shumë kalon koha, mungesa e tyre bëhet më e dukshme, madhështia tyre më evidente dhe lufta e tyre më sublime”, shkroi deputeti i PDK-së në Facebook./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Katër vjet nga publikimi i aktakuzës ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Arrestohet një 42-vjeçar në Prishtinë për vjedhje të rëndë
Basha: Në Ditën e Veteranëve kujtojmë sakrificën e familjes ...
Postimi prekës i burrit që humbi gruan në aksident, vetëm nj...
Ambasada amerikane: Mezi presim të punojmë me qeverinë e ard...
Ambasada gjermane: Shpresojmë që institucionet e reja do të ...
Rama për raportet me Kosovën: Do të ishte mirë një mbledhje ...