Ministri në detyrë i Tregtisë, Endrit Shala, njëherit kandidat për deputet nga Nisma Socialdemokrate ka thënë se partia e tyre e ka listën më të mirë në garën për zgjedhje.
Shala në T7 ka folur edhe për akuzat që ditë më parë i kishte bërë nënkryetari i AAK’së, Ardian Gjini, i cili kishte thënë se Limaj nuk ka shanca t’i fitojë zgjedhjet, ndërsa ka mëdyshje nëse koalicioni Nisma-AKR mund ta kalojë pragun zgjedhor.
E shala sonte në Pressing ka thënë se Ardian Gjini nuk ka haber për zgjedhjet e për rezultatet e partive.
“ Zoti Gjini nuk ka haber për zgjedhjet nuk ka haber për asgjë. Ai s’ka haber as për politikë”, ka thënë Shala.
Ai tutje ka thënë se ndihen keq që kanë qenë pjesë e qeverisë që është drejtuar nga AAK.
“ Me vjen keq që kemi qenë në një koalicion me AAK’në. Për listën tonë nuk ka nevojë të flas askush, e as Ardian Gjini. Ai nuk ka haber për zgjedhjet. Nuk ka haber për politikë. Më sa po shihet zotëri Gjinit nuk i janë treguar edhe sondazhet që janë bërë për partitë që janë në barë për zgjedhje”, ka thënë Shala
Sipas tij Nisma në këto zgjedhje do të tregojë fuqinë që ka çfarë njerëz janë pjesë e saj
Parashikimi i motit për sot
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...