Haxhi Shala, deputet i Kuvendit të Kosovës ka thënë sot në emisionin Frontal se partia të cilës i takonte do të ketë shumë vështirësi në zgjedhjet e ardhshme kur do që ato mbahen.
Gjatë bisedës në Frontal, Shala ka thënë se NISMA Socialdemokrate, nuk do të ketë guxim të konkurrojë e vetme as në Malishevë që njihet si bastion i partisë së Fatmir Limajt.
“Kurrë ma Nisma nuk ka me guxu me garu vet në gara, asnjëherë, sepse nuk e ka më Haxhi Shalën me dal në terren.Edhe një herë po them Nisma për Kosovën, nuk do të garontë e vetme – bile as një Malishevë. Ata e dinë mirë se cka ka ndodhë në NISMEN pas largimit tim. Ka me mbetë me një 1 për qind”, ka thënë Shala duke akuzuar ish subjektin politik që I takonte se po i hakmerret. Si argument për këtë ai përmendur largimin e nipit të tij nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë./expres/
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran