Deputeti i NISMA Socialdemokrate, Haxhi Shala ka komentuar edhe emrin e zëvendëskryeministres nga partia e tij.
Shala në RTV Dukagjini ka thënë se po të ishte vendosur në kryesi për votim ai nuk do ta miratonte emrin e Albulena Balajt-Halimit.
“Bilall Sherifi apo Zarifi Berisha do të përfaqësonin në mënyrë më të denjë NISMA-n si zëvendëskryeministër se Balaj-Halimaj”.
Ai ka thënë se nëse nuk respektohen organet e partisë do ta shqyrtojë mundësinë e largimit nga NISMA.
Shala ka thënë pas votimit ka pasur një telefonatë me Limajn.
“Kur nuk e kam pranuar të marr fjalën si kryetar i NISMA-s, Limaj më ka thënë çfarë bëre mor kështu”, tha ndër të tjera Haxhi Shala.
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi