Në lidhje më pandeminë globale e shkaktuar nga Covid19 mendoj që institucionet e Kosovës kanë marrë masat konform situatës në të cilën Kosova ishte.
Por të aspekti reagimi preventivë ku vendet e rajonit u atakuan nga kjo pandemi ishte dashur që kufijtë të bllokohen që atëherë jo siç ishte ku Shqipëria bllokoj kalimin e qytetareve të Kosovës për të futur në territor të tyre e ne i kemi lejuar, transmeton arbresh.info
Sa i përket a duhet të vendoset masa ekstreme Kosovën në atë të gjendjes se jashtëzakonshme unë vlerësojë që kjo masë duhet të shihet nga dy aspekte :
Dhe për të parandaluar një eskalim eventuale në atë pjesë në mes të strukturave të sigurisë se Kosovës dhe atyre paralele të serbeve atëherë kjo mase është e pranueshme.
2. Nëse kjo mase është menduar në gjendjen reale ( jo në letër ) që të futen gjitha komunat e me shpresë që kështu të kontrollohet lëvzija e qytetareve dhe të izolohen rastet eventuale edhe me ndihmën e FSK-së ( e cila do të mbështetë policinë ) në ruajtjen dhe garantimin e sigurisë unë me këtë masë do të pajtohesha.
Pra mos të harrojmë që Kosova ka institucione dhe mekanizma të cilët e kontrollojnë çdo veprim politik ( Vendimet/Raportet Presidenc/Qeveri ) dhe atë operacionale ( FSK , PK , Emergjencat Civile ) nëse konstatohet që si shkaktar i këtij veprimi apo ati vendimi apo mos veprimi kemi humbje jetrash atëherë duhet që përgjegjësinë penale t’iu bartet institucioneve politike të (mos)veprimit.
Shkarkimet janë gjë normale në një situatë ku nuk respektohen vendimet e qeveris sepse kundërshtimet duhet të mirën në takime e jo në opinion publik për të shkaktuar konfuzion të qytetarët.
/arbresh.info/
Sveçla: Mitrovica nuk lëshon pe
Portret familjar nga ambasadori britanik/ Hargreaves uron Kr...
LVV sot mban tubim në Gjilan, merr pjesë Kurti
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...