Anëtari i kryesisë së LDK’së, Kujtim Shala, i ftuar në emisionin Pressnig të T7, ka treguar se nëse qeverinë e ardhshme e formon LDK’ja, autostrada e dukagjinit nuk do të ndërtohet sepse nuk është prioritet, e gjithashtu as kufijtë e shtetit nuk do të preken.
“Unë vazhdimisht bisedoj me njerëzit e Rrafshit të Dukagjinit dhe janë tepër të rrallë ata që e dëshirojnë Autostradën e Dukagjinit”, ka thënë Shala.
Ai arsyeton se autostrada nuk është çështje prioritare.
“Nuk jemi kundër autostradave, por kjo nuk është çështje prioritare momentalisht”, ka vazhduar Shala.
Ndërsa për çështjen e kufijve ai ka thënë se ata nuk do të preken nga qeveria e ardhshme.
“Qeveria e Kosovës nuk do të bisedojë për kufijtë e shtetit tonë, Kosova nuk jep as nuk merr”, ka theksuar Shala.
Ndërsa për çështjen e fryrjen e listave të veteranëve, ai tha se ata po paguhen si persona të subjekteve politike.
“Ne paguajmë persona që nuk kanë qenë fare veteran, por paguajmë persona të subjekteve politike”, shtoi Shala.
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...