Google ADS

Shala: Asnjë reformë nuk ka kuptim nëse nuk zhvillohet vetingu

12:28 | 5 Dhjetor 2022
L G

Koalicioni i OJQ-ve (IKD, GJPS, Fol, Çohu dhe Colombus) organizuan tryezën me temën “Reforma në Drejtësi”, në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit.

Eros Gashi, këshilltar politik i Ministres së Drejtësisë, tha se janë proceduar disa projektligje me qëllim të një sistemi efikas të drejtësisë.

“Falënderoj OJQ- të që kanë dhënë mbështetje në iniciativa ligjore. Amendamentet kushtetuese për vetingun janë gati, Ministria e Drejtësisë me pëlqimin e kryeministrit, e kanë parë të arsyeshme që ato të barten në Kuvend. Duhet të përfshihet edhe opozita dhe gjithë faktorët tjerë të shoqërisë. Sa i përket Byrosë për konfiskimit të pasurisë, procedohet në kuvend dhe është konsideruar se shumica e thjeshtë përbënë demokracinë”, tha ai, raporton RTK.

Kurse Liridon Salihu nga Grupi për studime juridike dhe politike, tha se ka nevojë për reforma, duke qenë se në vitin 2022 sistemi po vazhdon të jetë jo transparent. “Pako e reformës në drejtësi ka adresuar edhe rekomandimet e Komisionit të Venecias. GLPS ka përkrahur Vetingun, sepse mekanizmat ligjor që i kemi tani nuk po japin rezultate. Përpos gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet të përfshihen edhe zyrtar të tjerë, Dogana, AKI etj. GLPS ka përkrahur në parim projektligjin për byronë për konfiskimin e pasurisë”, tha ai.

Ndërsa Instituti i Kosovës për Drejtësi, Gzim Shala, tha se ulja e pagave flet qartazi në ndërhyrje dhe sipas tij ky është shembull i keq. “Asnjë reformë nuk ka kuptim nëse nuk zhvillohet një proces i vetingut. Po bëhen gati dy vjet që ka ardhur kjo qeveri, ende nuk e kemi gati as amendamentet kushtetuese. Sa i përket byrosë, Ministria e Drejtësisë, shoqëria civile dhe publiku janë përjashtuar nga komentet. Nuk kemi parë vullnet as në kuvend që Byrosë t’i jepet pavarësia për të funksionuar”, tha ai.

Në këtë tryezë morën pjesë edhe përfaqësues të partive opozitare.