Kryetari i Degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha, ka mbajtur takim me strukturat e partisë në këtë qytet, ku diskutimi i këtij takimi ishte mobilizimi për zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.
Të pranishëm në këtë takim me strukturat e degës së Gjakovës ishin edhe ish-deputeti, njëherësh anëtar i kryesisë Haxhi Shala dhe kolegë tjerë të kryesisë në qendër, Gezon Berisha, Çerkin Dukolli, Ragip Shala.
Në këtë takim u konfirmua nga të gjitha strukturat e Nismës në Gjakovë se janë bërë të gjitha përgatitjet që Nisma Socialdemokrate në këto zgjedhje të arrijë fitore me kandidatin për kryeministër, liderin Fatmir Limaj.
Ish-deputeti Haxhi Shala ka kërkuar mobilizim të strukturave të Nismës në Gjakovë për zgjedhjet e 6 tetorit, në mënyrë që Nisma të dalë e suksesshme.
Gjithashtu u tha se 6 tetori do të jetë kthesë e shpresës për qytetarët e Kosovës, pasi Nisma ofron program të qartë politik, ekonomik dhe social.
Kryetari i Degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha, ka theksuar se si asnjë herë më parë Nisma Socialdemokrate me liderin e saj Fatmir Limaj po hynë fuqishëm e konsoliduar dhe e mobilizuar jo vetëm në Gjakovë por në të gjitha komunat për fitoren e madhe me partnerët e saj AKR-në dhe PD-në. “Kohëve të fundit në degën e Nismës Socialdemokrate në Gjakovë ka pasur ardhje të kuadrove të ndryshme që kanë shprehur dëshirën që angazhimin e tyre politik ta bëjnë te Nisma, duke e konsideruar si forcë politike e cila u jep hapësirë dhe angazhim për punë në zhvillimin e shtetit”, ka thënë Hoxha.
Ai ka shtuar se Dega e Nismës Socialdemokrate në Gjakovë ka unitet të plotë në zhvillimin dhe rritjen e partisë. “Vetëm kështu të bashkuar mund të arrijmë fitore. Më 6 tetor qytetarët e Gjakovës dhe mbarë Kosovës duhet të mbështetin vizionin tonë socialdemokrat”, ka thënë Hoxha.

Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...