Kryetari i Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), Agim Shahini ka thënë se liberalizimi i vizave sjellë shumë avantazhe, por edhe e ikje të punëtorëve siç e ka quajtur ai “truri i Kosovës”.
Me anë të një postimi në Facebook, Shahini ka shkruar se sipas statistikave të AKB-së në periudhën 2020-2023 kanë ikur rreth 10 mijë profesionist.
Postim i plotë:
Ikja e trurit nga Kosova problem kombëtar
Liberalizim ka ndodhur dhe sjellë shumë avantazhe për qarkullimin e lirë të qytetarëve në BE,por ikja e trurit të Kosovës është problem Kombëtar e kjo ka ndodhë dje,sot dhe nesër do të vazhdojë.
Ik profesori,inxhinieri,mjeku,infermieri,ik polici e ushtari ik puntori e jo puntori.
Sipas statistikave të AKB-ës në periudhën 2020-2023 jane ikur rreth 10 mij profesionalist.
Arsyjet e largimit të trurit kosovarë janë të shumtë sepse nuk trajtohen si profesionalist,standardi jetsore, nuk merren parasysh mendimet profesionale,nuk kanë sigurim shëndetësor, nuk kan hapësir intelektuale të ngulfatur nga presioni politik,nuk trajtohen as paguhen si truri i një institucioni por si puntorë e shumë i injoruar./Arbresh.info
Në afatin e fundit për presidentin, Kurti thërret konferencë...
Ambasada gjermane: Po e përcjellim Kuvendin, presim që palët...
Marrëveshje me SHBA dhe Greqinë për gazin, Rama: Shqipëria, ...
Prokuroria: Ndalohen dy persona për krime kibernetike me për...
Ministri Muja merr vendim për paketë masash për mbrojtjen e ...
Ndërpitet seanca për Presidentin, vazhdimi në ora 19:00