I dënuari për tentim-vrasjen e Adem Salihajt në rastin “Bllaca 2” me 7 vjet burg, Shaban Syla, nga Burgu i Dubravës, duke folur për KosovaPress i ka dalë në mbrojtje deputetit të PDK-së, Azem Syla, ndaj të cilit sot u vunë në kërkim pjesëtarët e Policisë së Kosovës me një urdhër Prokurorisë së Shtetit.
Rasti kundër Azem Sylës dhe 50 të tjerëve, ku përfshihet edhe Shaban Syla, përfshin veprat penale të krimit të organizuar, pastrim parash, keqpërdorim i pozitës zyrtare, falsifikim i dokumenteve zyrtare, si dhe dhënie dhe marrje të ryshfetit.
Shaban Syla i tha KosovaPressit se në këtë rast nuk duhet të përfshihet emri i Azem Sylës, duke thënë se ai merr përgjegjësinë për pronat e falsifikuara ose të ligjshme.
“Mos përdorni emrin e Azem Sylës. Sa i përket këtyre pronave qofshin të falsifikuara, qofshin të ligjshme, unë jam ai vetë Shaban Syla dhe jo të tjerët. Ju kisha lut mos bëni filma të Hollivudit edhe Prokuroria mos të hakmerret për Bllacën e Dragolubin”, tha Syla.
Ai thotë se nuk është në interesin e tij të dëmtojë hetimet, duke thënë se ka pranuar një vendim të një prokurori për pushimin e këtyre hetimeve dy vjet më parë.
“Por prapë po ju them kurseni emrat ju lutem. Kjo porosi bëhet për media”, ka deklaruar ai.
Sipas tij, falsifikator ishte vetë Nazim Bllaca bashkë me Dragolubin në Ferizaj.
“Nëse ka diçka, qoftë e ligjshme apo e paligjshme njeriu që duhet të merret në pyetje është vetë Shaban Syla, e mos mbroni kriminel e falsifikator siç ishte vetë Bllaca dhe disa shokë të tjerë”, ka theksuar ai.
Syla rastin ndaj kushëririt të tij Azem Syla e ka cilësuar si hakmarrje nga ana e EULEX-it. Ai porositi ata që të merren “me rastet e tyre”.
“Ju kisha lut EULEX-it t’i zbulojë rastet e veta e mos të hakmerret ndaj neve”, ka thënë ai në fund.
Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...
KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale...
Zgjerim hetimesh për zgjedhjet e 12 tetorit kërkojnë 33 ish-...