Nga 1 korriku do të nis patrullimi i përbashkët ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë së Kosovës në territorin shqiptar.
Kështu bën të ditur Policia e Shtetit në faqen zyrtare në Facebook.
Ky bashkëpunim vjen me rritjen e fluksit të qytetarëve që udhëtojnë nga Kosova drejt Shqipërisë.
Memorandumi i Bashkëpunimit u nënshkruan nga drejtorët e dy policive, Ilir Proda dhe Gazmend Hoxha.
“Qëllimi i këtij bashkëpunimi është forcimi i sigurisë rrugore, menaxhimi më efikas i trafikut në akset kryesore që lidhin të dy vendet, si dhe parandalimi i shkeljeve dhe aksidenteve rrugore gjatë muajve të verës”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Hamza thërret konferencë për media
Moti sot në Shqipëri
Leonit Aliu, futbollisti nga Fushë Kosova, viktimë e tragjed...
KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skadua...
Izraeli dhe Libani bien dakord për zbatimin e armëpushimit, ...
Horoskopi i datës 4 qershor, e enjte