Presidenti i Sevillas, Jose Castro thotë se nuk ka pasur asnjë ofertë për Steven N’Zonzi, pavarësisht raporteve që Roma janë të interesuar për shërbimet e mesfushorit të tyre.
Giallorossët besohet të janë të interesuar për të sjellë shërbimet e mesfushorit në Serie A, me drejtorin sportiv Monchi që ka raporte mjaft të mira me lojtarin, shkruan GazetaBlic.
Mediat në Itali raportojnë për një ofertë prej 25 milion eurosh nga Roma, e cila është nën çmimin e kërkuar prej 30 milion euro të vendosur nga klubi spanjoll.
“Nuk ka asnjë ofertë për të deri tani”, tha Castro në një konferencë për shtyp sot.
“N’Zonzi është lojtari ynë dhe ne jemi duke pritur për atë për testet mjekësore para sezonale”, përfundoi ai.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...