Seremb Gjergji, që kishte shpallur dikur kandidaturë për President të Kosovës, ka vendosur t’i hyjë garës për kryetar të Komunës së Klinës.
Këtë synon ta bëjë me Partinë Socialdemokrate, e cila pos në Klinë ka vendosur që në zgjedhjet lokale të 22 tetorit të garojë vetëm edhe në Prizren, përcjell Koha.net. Atje e ka vendosur për kandidate Shqipe Kastratin, deri tash gruaja e parë kandidate e konfirmuar për kryetare komune.
Në komunikatën për media të PSD-së, thuhet se Kryesia e Partisë socialdemokrate të Kosovës në mbledhjen e saj analizoi përgatitjet për pjesëmarrje në zgjedhjet e 22 tetorit.
“Në këto zgjedhje PSD do të paraqitet si subjekt i vetëm. Në këtë takim u emërua shtabi zgjedhor prej tetë anëtaresh. Sipas informatave nga degët, PSD do të garojë në dy komuna për kryetar dhe në disa komuna tjera për këshilltarë komunalë. Kandidate e PSD për kryetar komune në Prizren është zonja Shqipe Kastrati, ndërsa për kryetar të komunës së Klinës do të kandidohet z. Seremb Gjergji”, thuhet në njoftimin për media të kësaj partie.
Hetemi gati për ta dorëzuar mandatin e kryetarit të Leposavi...
Lista Serbe merr pushtetin në komunat në veri të Kosovës
Arrestimet e shqiptarëve nga serbët, Syla: Mos kaloni nga Se...
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...