Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se Serbia nuk e ka asnjë obligim nga Marrëveshja e Ohrit, ndërsa për Kosovën thotë se e ka obligim themelimin e Asociacionit. Por, ajo pretendoi se s’beson që Kosova do ta bëjë Asociacionin.
“Nuk besoj se do të ndodhë”, tha ajo për “Blic.rs”.
Ajo tha se opozita në Serbi po sulmon qeverinë dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiq në lidhje me Kosovën “sepse nuk ka një agjendë reale politike, prandaj po mundohet të krijojë programin e saj të bazuar në mashtrimin me vetëdije të qytetarëve”.
Bërnabiq tha se protestat e opozitës dhe “frika për Kosovën” nuk shqetësohen për Kosovën dhe se “frika e tyre është false, sepse nuk u ka mbetur gjë tjetër si agjendë politike”.
Atletico Madrid synon një mesfushor të Atalantës
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani i Hotit
Betohet kryetari i Zveçanit, Dragisha Milloviq
Kurti vizitoi punimet në Qendrën Multifunksionale në Sharr
Fillon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për...
Ndërrimi i pushtetit në veri – Flamujt e fotografia e ...