Beogradi e ka pranuar propozimin e Prishtinës që nëpunësit e ardhshëm të Asociacionit të Komunave serbe të kenë statusin “të punësuar në sektorin publik”.
Edhe pse pala serbe kishte insistuar që të punësuarit në AKS të kenë statusin e nëpunësve shtetërorë, për Beogradin është i pranueshëm formulimi “të punësuar në sektorin publik” pasi është e qartë se ky formulim, raporton gazeta e Beogradit “Veçernje Novosti” AKS-në nuk e cilëson OJQ.
Nëse versioni përfundimtar i marrëveshjes për AKS-në saktësohet gjatë ditëve të ardhshme, do të krijohej mundësia, transmeton Koha.net, që deri në fund të muajit korrik të organizohej takim në nivel kryeministror Mustafa- Vuçiq në të cilina ata do ta parafonin edhe marrëveshjen për telekomunikacionin.
Delegacionet e Prishtinës e të Beogradit janë në Bruksel për të përfaruar qëndrimet për këtë tema.
Ronaldo i rikthehet stërvitjes te Al-Nassr pas zgjidhjes së ...
Kryetari i Malishevës jep mbështetje për Marshin “Drejtësi, ...
U kap me 10 qese drogë, arrestohet një person në Mitrovicë
Hyri për vetëm tri ditë në shtëpi, Luizit i vjen dron në Big...
Kamberi: Për çlirimtarët e Kosovës janë shumë edhe 45 ditë b...
Lumbardh Dellova në formacionin e javës në Bullgari