Serbia ka paralajmëruar se është duke e përgatitur një letër të cilën do t’ia dërgoj 22 vendeve të BE-së nga të cilat do të kërkoj të rishikojnë njohjen e Kosovës.
Mirëpo pavarësisht kësaj, zyrtarët serb thonë se nuk besojnë që ndërkombëtarët do të pranojnë këtë “gabim”. Drejtori i qendrës për politikë të jashtme, Alexandra Joksimovic ka thënë se nuk pret ndonjë deklaratë pozitive nga Komisioni Evropian e që do të ishte në favor të serbëve, shkruajnë mediat serbe.
Sipas saj, organizatat ndërkombëtare apo edhe shtetet kur vendosin të njohin një shtet, është shumë vështirë të kthehen prej fillimit në procese të tilla, veçanërisht në kontekstin ndërkombëtarë.
Ndërsa Nenad Popovic, president I SNP thotë se me njohjen e Kosovës është shkelur e drejta ndërkombëtare dhe ligjet. Sipas tij, zyrtarët në Bruksel duhet të deklarojnë nëse e drejta ndërkombëtare duhet të aplikohet për të gjithë njëjtë apo jo.
Fatmir Limaj i bindur: PDK i fiton zgjedhjet e 28 dhjetorit
Sigal Prishtina shënon fitore dramatike ndaj Rahovecit
Arrestohen dy të mitur në Gjilan të dyshuar për mashtrim dhe...
Kurti për rezervat shtetërore: I besoj plotësisht Rozeta Haj...
Bora shënon fitore të madhe ndaj Pejës në “KaragaçR...
Albion Rrahmani shënon gol në fitoren e Sparta Pragues