Serbia ka nisur me të madhe lobimin në mesin e shteteve anëtare që të parandalojë anëtarësimin e Kosovës në Interpol.
Siç shkruan gazeta Blic, Serbia ka formuar grupin punues, i cili përbëhet nga Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Punëve të Brendshme dhe e ashtuquajtura Zyrë për Kosovën.
Burime të kësaj gazete serbe thotë se është në pikëpyetje të madhe që lidhur me këtë çështje të mos diskutohet në shtator.
“Vendimi për rendin e ditës merret pak para asamblesë së përgjithshme”, ka thënë burimi i gazetës.
Tema e asamblesë së përgjithshme vendoset nga organi ekzekutiv i Interpolit, i cili përbëhet nga një numër më i vogël i vendeve anëtare.
Burimi i Blic, i afërt me grupin punues, thotë se edhe nëse kjo temë do të jetë në rendin e ditës në Pekin, nuk do të thotë se Kosova do të bëhet pjesë e Interpolit.
Gazeta shkruan se për anëtarësim në Interpol nevojiten dy të tretat e votave dhe se Serbia ka besim të madh në lobimin e Kinës dhe Rusisë për të mos lejuar anëtarësimin e Kosovës në Interpol.
Ndryshe, kërkesa e Kosovës për anëtarësim në Interpol pritet të jetë në rendin e ditës në seancën e asamblesë së përgjithshme të kësaj organizate, e cila do të mbahet në muajin shtator, në Pekin.
Në Interpol janë të anëtarësuara 186 shtete.
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...