Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, tha se trafiku ajror për pasagjerë nga sot do të kufizohet plotësisht, si masë për pengimin e përhapjes së koronavirusit.
Stefanoviq tha se aeroportet do të punojnë vetëm me leje të posaçme të Qeverisë së Serbisë.
“Po përpiqemi që me kufizimin e trafikut ajror, të ndalojmë ardhjen e të infektuarve të rinj në Serbi. Kjo bëhet me qëllim që t’i jepet kohë e mjaftueshme sistemit tonë shëndetësor për t’u mbrojtur”, tha Stefanoviq, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.
Ai shtoi se në Serbi do të mund të aterojnë avionë që transportojnë ekspertë, që do të mund t’i ndihmojnë Serbisë. “Të gjithë të tjerët do të duhet të kenë durim”, tha Stefanoviq.
Aktualisht, Serbia ka 97 njerëz të infektuar me koronavirus.
Ditë më parë, autoritetet atje kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme. /REL
Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë: Kosova mbështet veprimet ...
Arrestohen pesë persona të dyshuar për krime lufte
Rama: Sulmet ndaj Emirateve rrezikojnë paqen dhe stabiliteti...
Therje me thikë pas një fjalosjeje në Graçanicë, i dyshuari ...
Irani konfirmon vdekjen e ministrit të mbrojtjes dhe shefit ...
Trump paralajmëron Iranin: Do të goditim me një forcë që s’ë...