Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka zbuluar se sa është humbja e shtetit të Serbisë dhe Bosnjës gjatë kësaj periudhe prej kur është vendosur taksa prej 100 përqind ndaj produkteve të tyre.
I ftuar në “Sytë 7” , Stavileci u shpreh se vendi fqinj që nga nëntori nuk ka shitur produkte në Kosovë në vlerë prej rreth 170 milionë eurosh.
Këto të dhëna ai i nxori duke u bazuar në atë se sa ka importuar Kosova në të kaluarën, si dhe mes tjerash ka folur edhe për atë se çfarë po bën dogana për të luftuar kontrabandën, duke e vënë në pah se malli refuz është pak më problematik për t’u menaxhuar.
Stavileci po ashtu ka lavdëruar institucionin të cilin e përfaqëson, duke u shprehur se brenda 20 vjetëve dogana ka sjellë me miliarda të hyra për shtetin e Kosovës dhe se ky institucion ka rritje progresive çdo vit.
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër