Deklarata e kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti se do të punojë që Kosova dhe Shqipëria të bashkohen nuk i ka ikur Serbisë.
E ashtuquajtura zyrë për Kosovën në Serbi, i ka reaguar liderit të Vetëvendosjes duke deklaruar se Kurti kurrë nuk do ta realizojë këtë ëndërr, pasi kufijtë në Ballkan nuk do të ndryshojnë.
“Kjo është e pamundur, pasi Kosova është pjesë e Serbisë. Nëse Kurti e realizon këtë, atëherë ai është dikush që mund të jetë alternativë e arsyeshme për të ashtuquajturin koalicion i luftës, sepse nëse dikush kërkon ndryshimin e kufijve në Ballkan, ai është promotor i konfliktit”, thuhet në reagimin e kësaj zyre.
Në reagim theksohet se ndryshimet kufitare do të mund ta kthenin rajonin në një gjendje të konfliktit.
Zyra për Kosovën në Serbi tutje ka bërë të ditur se do të vazhdojnë ta përkrahin Listën Serbe, pasi sipas tyre vetëm ajo mund ta ruajë paqen e serbëve në Kosovë.
Qindra emigrantë shpëtohen në ujërat pranë Kretës
Numërohen 65% e votave: 10 më të votuarit nga VV, PDK, LDK d...
E shitën 50 milionë euro, Liverpooli po mendon për një rikth...
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...