Një ndryshim i rregullores së re nga Bashkimi Evropian ka frikësuar Beogradin zyrtar. Komisionari evropian, Johannes Hahn ka specifikuar se së shpejti do të hyn në fuqi një vendim i cili do ta favorizojë Kosovën në rrugën e integrimeve evropiane.
Kësisoj, rregulla e re, që pritet të miratohet në fillim të vjeshtës, sqaron se shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës nuk mund ta pengojnë këtë të fundit në proceset integruese.
Megjithatë, vendimi në fjalë mund të parandalojë Kroacinë që të bllokojë negociatat e pranimit të Serbisë në të ardhmen.
“Spanja ose Qipro, të cilat janë të vendosura në mendimin se Kosova nuk mund të trajtohet si një shtet i pavarur, nuk mund të përdorin bllokada ndaj Prishtinës”, konfirmohet në njoftim.
Ndërsa, analisti politik, Dragomir Andjelkoviç theksoi se miratimi i mundshëm i një vendimmarrje të re, nga Komisionin Evropian, për Serbinë do të jetë një shpatë me dy tehe.
“Nga njëra anë, kjo do të bllokonte mundësinë e pengimit kroat sa i përket progresit të Serbisë drejt BE-së. Megjithatë, duke e ditur lidhjen e administratës së Brukselit me çështjen e Kosovë dhe Metohisë, mua më duket se ky aspekt mund të jetë në disfavor për Serbinë”, u shpreh ai, transmeton indeksonline
Eksperti nga Serbia theksoi se Kosova këtë vit mund të marrë liberalizimin e vizave. “… dhe se BE-ja mund të ofrojë mbajtësit e pasaportave shtetit të rreme për të lëvizur lirshëm, pa viza në zonën Shengen”, ka deklaruar ai.
Tre persona përleshen për një pronë në Doganaj të Ferizajt, ...
Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të arrestuarit për rastin ...
Irani mbylli sërish Ngushticën e Hormuzit, reagon Trump: Nuk...
Kusari-Lila: Të angazhuar për të lidhur institucionet me biz...
Kroacia i përgjigjet Vuçiqit për marrëveshjen me Shqipërinë ...
Aguero i bën thirrje Alvarezit ta pranojë ofertën e Barcelon...