Ndërtimi i segmentit të parë të autostradës Nish-Merdar do të nisë nga fundi i vitit.
Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Ndërtimtarisë, Komunikacionit dhe Infrastrukturës e Serbisë, Zorana Mihajlloviq, raportojnë mediat e Beogradit.
Sipas saj, është në përfundim e sipër dokumentacioni i domosdoshëm për ndërtimin e segmentit të parë të kësaj autostrade, nga Nishi deri në Plloçnik, i gjatë 38 kilometra.
“Kemi garanci të siguruara në buxhet në shumë 200 milionë euro, 100 milionë euro nga Banka Investuese Evropiane dhe 100 milionë nga BERZH-i”, ka thënë Mihajlloviq.
Kjo do të jetë autostrada e parë që do ta lidhë Serbinë me Kosovën.
LDK shënon 36-vjetorin e themelimit
Dialogu Kosovë–Serbi, Serwer: Kosova duhet të vazhdojë ta ke...
Do kryente sulme në Evropë, Turqia kap figurën e lartë të IS...
Sot vendoset gurthemeli për ndërtimin e Nënstacionit të ri n...
E martë me mot kryesisht të vranët, temperaturat deri në 8°C
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...