Kryetari i shoqatës “Amza e Shqiptarëve në Novi Sad”, Demo Berisha në një rrëfim për Insajderin ka treguar se si ka ardhur deri tek rrahja brutale e dy të rinjve shqiptarë.
Berisha ka thënë se dy kosovarët janë rrahur nga të rinjtë serb kur janë dëgjuar duke folur shqip. Sipas tij Çlirim Maloku, dhe Gigolli janë rrahur kur katër të rijnë serb kanë qenë duke u përleshur me dy serb të tjerë në afërsi të tyre.
“Un kam bidesu me njërin nga te rinjtë, Gigollin, dhe arsyeja e përleshjes ka qenë se ka pas një rrahje në mes të rinjve serbë në afërsi të tyre. Pra duke kalu serbët në afërsi të tyre i kanë degju duke folur shqip mes vete. Në ato momente ata kanë qenë në stacionin e taksive, duke e prit një taksi, përmes të cilit ka pas të largohet nga ajo pikë, Çlirim Maloku, dhe në atë moment serbet i kanë degju të rinjtë kosovarë duke bisedu shqip, dhe ky ka qenë momenti kur serbi i ka ra me kokë në kokë dhe e ka rrëzu për asfalti Malokun”, ka thënë Berisha.
Berisha ka thënë se të dy të rinjtë e kanë humbur vetëdijen nga goditjet, dhe se Çlirim Maloku ka pësuar edhe gjakderdhje në tru.
“Në atë rrahje Maloku ka pësuar lëndime të rënda, ai ka qenë në moment kritik deri sa ka dal nga aparatet, ai ka pas gjakderdhje në tru, dhe e ka pas kokën të lënduar. Të dytë e kanë humbur vetëdijen në vend të ngjarjes. Sot të rinjtë serb janë indetifikuar dhe janë në paraburgim të dyzet e tetë orëve, nesër pritet që të dalin para gjykatës”, ka thënë Berisha. /Insajderi.com/

Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...