Arsim Gërxhaliu, drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, ka deklaruar se po vijnë informacione nga të gjitha vendet për trupin e Ukshin Hotit, por nuk kanë pasur asnjëherë zotim nga pala serbe.
“Që nga viti 2004 nuk kemi pas zotim nga pala serbe, ju kemi drejtu edhe me shkrim, por kot”, ka thënë Gërxhaliu në Klan Kosova.
Haki Kasumi, përfaqësues i familjarëve të personave të pagjetur, i ka fajësuar edhe komisionin qeveritar, i cili sipas tij, nuk po përkushtohet sa duhet në këtë drejtim.
“Mos t`i lëmë njerëzit në shpresë e në pritje”, është shprehur ai.
Prenk Gjetaj, kryetar i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, ka thënë se lidhur me këtë çështje kanë marrë edhe mbështetjen e Zagrebit.
“Zagrebi është i gatshëm të na ndihmojë”, ka thënë Gjetaj.
Kurti dhe Vitia përurojnë sot hapësirat e renovuara në Insti...
Një aeroplan amerikan që furnizonte karburant rrëzohet mbi I...
Tensionet në Lindjen e Mesme, SHBA heq përkohësisht sanksion...
“Shikoni çfarë do ndodhë sot”, Trump: Nder i madh të vrasësh...
Gjesti del sot para gjykatës
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...