Protesta edhe në Rudar të veriut të Mitrovicës. Serbët e veriut kanë bllokuar veriun me protesta.
Kjo protestë është organizuar me qëllim që mos t’i lejohet vizita në ëktë pjesë ministrit të Financave, Avdullah Hoti.
Këtë e kanë bërë të ditur burime të “KosovaPress”.
Po ashtu mësohet se në është bllokuar edhe kryeinspektori i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë , Lulzim Syla i cili bashkë me stafin dhe përfaqësues të trupave inspektuese ishin atje për të kryer kontrolle të cilësisë së naftës.
Syla e ka konfirmuar për “KosovaPress”, se janë të bllokuar në veri. “
Kemi ardhur në pikën doganor në Jarinje të bëjmë kontrollin e derivateve të naftës në bashkëpunim me doganën. E kemi përfunduar kontrollin, mirëpo duke u kthyer kemi hasur në një protestë ku e kemi të pa mundur të kthehemi në Prishtinë”, tha Syla.
Fillon mbledhja e Kryesisë së PDK-së
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fush...
Albulena Haxhiu refuzon të flasë për vendimin e Gjykatës Kus...
“Nuk të lë më shumë se dy vite në burg” – Granit Plava zbulo...
Komuna e Prishtinës nis aksion, liron hapësirat publike
Hamza: PDK respekton vendimin e Kushtetueses, ende pa ftesë ...