Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se Senati amerikan e ka miratuar ligjin që zgjeron autoritetin ekzistues të Departamentit të Mbrojtjes në ofrimin e mbështetjes për Kosovën.
“Lajm i madh! Senati ka miratuar ligjin për të forcuar mbështetjen e Departamentit të Mbrojtjes për Kosovën. Faleminderit senatores Shaheen për përkushtimin e saj për të siguruar këtë dispozitë. Kosovë-SHBA, së bashku më të fortë”, ka shkruar Mehaj në Facebook.
Përmes këtij ligji do të rritet ofrimi i mbështetjes për Kosovën në intensifikimin e ushtrimeve të përbashkëta dhe trajnimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës si pjesë e stërvitjeve shumëpalëshe, duke kontribuar kësisoj në thellimin e bashkëpunimit në fushën ushtarake me ushtrinë amerikane./Arbresh.info/
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Qeveria sot mban mbledhje, në rend dite shpërblimi i futboll...
Protestë kundër ekspozitës për masakrat në Kosovë
Moti sot i i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...