Ish-kryeministri i Republikës, Bujar Bukoshi për të tretën herë është duke iu ndarë një fond mijëra eurosh për shërim t’i mbuluar shpenzimet për shkak se i njëjti vuan nga një sëmundje e rënd.
Ishte Qeveria e Isa Mustafës e cila fillimisht kishte ndarë disa mjete për të. Ndërsa para 7 muajsh, ekzekutivit i udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj ia dha 30 mijë euro.
Kurse, edhe sot ndodhi i njëjti veprim. Në mbledhjen e mbajtur është kumtuar se ndahen + tridhjetë mijë euro për shërimin e Bujar Bukoshit, shkruan Indeksonline
Sipas tyre, këto para do të shkojnë për mbulimin e shpenzimeve për trajtimin mjekësor të tij.
Shuma e parave të cilat do janë ndarë për ish-kryeministrin në egzil janë marrë nga rezervat e shtetit.
Ndryshe, Bukoshi ka kohë që ka pushuar aktivitetin politike për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore. Vlen të theksohet se gjatë periudhës së luftës ai ishte udhëheqës i Fondit të 3 Përqindëshit.
Shfuqizimi i Ligjit për Konfiskimin e Pasurisë, sipas njohës...
Kontratë rekorde, Saka do të bëhet më i paguari në historinë...
Aksi Ferizaj–Gjilan i pakalueshëm, rrugët tjera në Ferizaj t...
27 vite nga vrasja e Enver Malokut, Abdixhiku nderon jetën d...
Maqedoni e Veriut, mbahen zgjedhjet lokale në 4 komuna
SHBA-ja njofton për sulme “në shkallë të gjerë” kundër IS-it...