Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj ka komentuar rreth debatit për pozitën e presidentit.
Selmanaj përmes një shkrimi në facebook ka thënë se tanimë kanë zgjedhur presidentin dhe se një pjesë dërmuese e popullit janë me të në raport me Gjykatën Speciale, pasi siç thotë ai besojnë fuqishëm në luftën e pastër të popullit tonë në fund shekullin 20-të, shkruan arbresh.info.
Ai tutje thotë se zgjedhja e presidentit varet nga deputetët e AAK-së ose vendin e dërgojnë në zgjedhje ata që e bllokojnë këtë propozim.
Postimi i tij i plotë:
Rreth Presidentit dhe debatit:
Ne e kemi presidentin e zgjedhur, pavarësisht mendimit personal, unë dhe, besoj, një pjesë dërmuese e popullit janë me të në raport me Gjykatën Speciale, pasi besojmë fuqishëm në luftën e pastër të popullit tonë në fund shekullin 20-të.
Jemi të vetëdijshëm se zgjedhja e Presidentit varet kryekëput nga deputetët e AAK-së ose vendin e dërgojnë në zgjedhje ata që e bllokojnë këtë propozim.
Shkuarja në zgjedhje i konvenon vetëm VV-së dhe AAK-së, të cilat edhe janë të konsoliduara edhe kanë substancën elektorale të ruajtur mirë.
Pra, pavarësisht zërave kundër, nominimi i Haradinajt për President dhe zgjedhja e tij do t’i forconte institucionet dhe do të krijonte kredibilitet të një figure unifikuese për tërë qytetarët e Kosovës./arbresh.info
Kurti premton sërish: Nëse Kosova fiton nesër, edhe 1 milion...
Qeveria e Kosovës ndan 500 mijë euro për fitoren e Dardanëve...
Konfiskohet djathë pa dokumente në Leposaviq
Arrestohen tre të dyshuar për rrahje mes vete, njëri u ther ...
Pas shembjes së dheut në një rrugë të Prishtinës, intervisto...
Gjenden armë e uniforma në një shtëpi të pabanuar në Zubin P...