Kandidati për deputet nga LDK, Driton Selmanaj, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje me qasjen e saj ndaj KQZ-së dhe PZAP-së po përgatitet që sipas tij “ta mbulojë” dështimin në zgjedhje.
“LVV ka prit ngritje që mund të fitojë 51% dhe është e vetëdijshme që mund të mos ndodhë kjo. Tash po krijon situata të vështira që të mos zhgënjehet populli çfarëdo që të ndodhë më 14 shkurt. Këtu është krejt. Është skenar i një loje politike për të krijuar një situatë për të menaxhuar reagimin si rezultat i zhgënjimit total në zgjedhje”, është shprehur Selmanaj.
Selmanaj në KlanKosova ka thënë se mbështetja ndaj LDK-së po rritet nga dita në ditë dhe që ka theksuar se sondazhet e realizuara deri më tani nuk po e shpërfaqin të vërtetën.
“Jemi në proces zgjedhor duhet ta presim 14 shkurtin. Jam i bindur se sondazhet që po realizohen nuk kanë të bëjnë me realitetin në terren. Rezultati është krejtësisht ndryshe”.
“Trendi i rritjes së LDK-në në terren ekziston. LDK është strukturë e madhe. Trendi është më pozitiv çdo ditë”.
Ai ka thënë se janë duke punuar për t’i fituar zgjedhjet, duke shtuar se prishja e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje në pranverën e 2020-ës ka qenë ndër vendimet më të mëdha të LDK-së.
Flick pas triumfit në Superkupën e Spanjës: Ne e merituam fi...
Osmani: Kam marrëdhëniet të shkëlqyeshme njerëzore me Kurtin
Vodhën para në një objekt fetar, arrestohen dy persona në Mi...
SHBA kryen sulme të reja hakmarrëse kundër IS në Siri
Ndëshkohen tetë shoferë në Ferizaj për manovra të rrezikshme...
Alonso zbulon arsyejen pse i largoi Valverden dhe Vinin nga ...