Deputeti nga radhët e AAK-së, Rasim Selmanaj, ka thënë se nga Gjykata Speciale nuk po gjykohen vetëm vlerat e UÇK-së, po edhe vlerat e NATO-së dhe BE-së, ku sipas tij që të tria ishin bërë bashkë për ta luftuar gjenocidin e kryer nga Serbia ndaj popullit shqiptar.
“Jo vetëm UÇK-ja, por edhe vlerat NATO-së e BE -së sot janë para gjykatës speciale! Të gjithë ishin ndërmarrje e përbashkët kundër gjenocidit e krimeve që Serbia i kishte bërë ndaj shqiptarëve”, shkruan ai në Facebook.
Selmanaj Gjykatën Speciale e ka quajtur një ndërmarrje të përbashkët me Serbinë, kundër vlerave të UÇK-së.
‘E sot…!? Gjykata Speciale, me veprimet e saj është shndërruar tani në një ndërmarrje të përbashkët me Serbinë, kundër vlerave të lirisë së një populli! Turp’, ka deklaruar ai.
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...