Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka lëshuar një varg kritikash në adresë të presidentit të vendit, Hashim Thaçi.
Selmanaj ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se Thaçi po shitet si proamerikan, teksa ka komentuar lëvizjen e tij për t’i emëruar anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas vërejtjes që mori sot nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Me këtë veprim, Thaçi ka dashur të tregojë “sikur ky është më proamerikani në Kosovë”, ka vlerësuar Selmanaj.
Këtë, Thaçi e ka bërë “për ta anatemuar Haradinajn si antiamerikan”, ka thënë më tej Selmanaj.
“Kjo nuk shkon. Nuk pranohet nga njerëzit që jetojnë në Kosovë”, është shprehur ai.
“Ju kujtohet në aferën ‘Pronto’ se çfarë ka thënë se luan me amerikanët”, ka thënë deputeti i LDK’së.
“Ky person ka aleatë vetëm sa ka interesa të tij personale”, ka deklaruar Selmanaj.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...