Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se problemet për veteranët derivojnë nga ligji i papërshtatshëm për luftën e UÇK-së.
Selimi, në RTV Dukagjini, ka thënë ka thënë se qeveria e Kosovës kishte krijuar një komision për verifikim të listave dhe sipas tij i njëjtë komision kishte vërejtur se kishte fryrje të listave.
“Në vend që ky komision ta “krasitë” atë listë, ka barë të kundërtën duke dyfishuar atë numër ashtu të fryrë”, tha ai.
Ish-deputeti i Vetëvendosjes thotë se përgjegjësi kanë ata që janë marrë me atë punë por sipas tij përgjegjësisë nuk mund t’i ikin as ata që kanë dëshmuar rrejshëm apo kanë ofruar dokumente të rrejshme për të përfituar benificione financiare nga statusi i veteranit.
Selimi thotë se me ligjin aktual nuk ka një përkufizim të mirëfilltë për veteranin e UÇK-së.
Sipas tij pikërisht ky boshllëk po i mundëson dikujt të manipulojë me statusin e veteranit.
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...