Deputetja e VV-së, dhe bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipe Mehmeti Selimi, i është drejtuar, drejtorit të policisë së Kosovës, Samedin Mehmetin, se a do tu përgjigjen dhomave të specializuara lidhur me mbrojtjen për lirimin me kusht të ish-krerëve të UÇK-së, shkruan arbresh.info.
E Mehmeti i tha se kjo pyetje duhet t’i bëhet Dhomave të Specializuara.
“Besoj që opinioni publik tashmë e di se na janë bë kërkesat nga avokatët mbrojtës dhe ne i kemi adresua kërkesat nga avokatët mbrojtës ndërsa pyetjet rreth Dhomave të Specializuara kisha pasë dëshirë me ua bë Dhomave të Specializuara”, tha ai.
Bashkëshortja e Rexhep Selimit, insistoi duke kërkuar sqarime nga drejtori i Policisë, se cilat janë ato kushte.
“Po mendoj që Dhomat e Specializuara kanë kërkua që me ofrua dëshmi se çfarë kushtesh dhe dëshmi keni për të ofrua mbrojtjen e lirimit me kusht”.
Mehmeti tha se u takon kjo çështje Dhomave të Specializuara, por theksoi se informatat për kapacitete e Policisë tashmë i kanë dërguar në Hagë.
“Avokatët mbrojtës kanë bë kërkesa për kushtet e lirimit me kusht. Ne kemi dërgua kapacitetin dhe aftësinë tonë dhe mundësinë tonë për me sigurua lirimin me kusht, sa i përket çështjes rreth Dhomave të Specializuara, kisha pasë qejf me na kursye për shkak se ato i takojnë Dhomave të Specializuara, jo neve”, deklaroi Mehmeti./arbresh.info/
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116