Deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi, thotë se protesta e së shtunës, ishte një protestë madhështore që tregoi se populli i Kosovës kundërshton “Zajednicën” dhe “demarkacionin”.
“Ishte protestë e paparë ndonjëherë në rrugët e Prishtinës. Edhe një herë treguam se populli kundërshton me vendosmëri marrëveshjet që janë në dëm të Republikës së Kosovës”, ka thënë Selimi në Interaktiv të KTV’së.
“Protesta e së shtunës tregoi se kundërshtimi i Zajednicës dhe demarkacioni është kauzë e qytetarëve të Kosovës. Mendoj se kaq do të duhej të mjaftonte, madje është tepër që sot të vazhdojë një Qeveri që e kemi”, ka thënë ai.
Selimi ka paralajmëruar se protestat nuk do të ndalen.
“Aq më e madhe të jetë këmbëngulësia e kësaj qeverie për të vazhduar, më të mëdha do të jenë protestat”, ka thënë ai.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar