Kreu i deputetëve të LVV-së, Rexhep Selimi sot në ora 09:00 udhëton drejt Hagës, pasi që të njejtit mbrëmë Dhomat e Specializuara i kanë konfirmuar aktakuzën.
Para nisjes për në Hagë, Selimi ka folur shkurtimisht para mediave. Kjo me arsyetimin se i njëjti do të flasë nga Haga. Madje, ai tha se nga aty i shkon zëri më mirë.
“Jemi te varri i Astritit dhe Arbnorit, nuk ka ngjarje tjetër që do të mund ta mposhte këtë ditë. Mos ma merrni si refuzim po do të flas prej atje, besoj prej atje besoj më shkon zani më mirë. Nuk jam unë ai që e di”, ka thënë Selimi pak para nisjes për në Hagë.
Kjo deklaratë e Selimit vjen pas përplasjes që ky i fundit kishte pasur me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ish-kryeministri kishte pasur akuza të rënda për Selimin kur kishte thënë se i njëjti “ka kënduar” para prokurorrëve të Speciales.
“Rexhep Selimi ka këndu para prokurorisë”, kishte thënë kryeministri, duke nënkuptuar se Selimi ka dëshmuar para prokurorëve për ditë me radhë.
Pavarësisht përplasjeve që kanë pasur lidhur me atë se kush ka kënduar para Speciales e kush jo, pas konfirmimit të aktakuzës, Haradinaj i ka dalë në krah Selimit.
Përmes një reagimi në Facebook, ai ka thënë se nuk ka gjyq që mund ta vë në dyshim përpjekjen e ushtarëve të UÇK-së për liri.
“ Rexha do të dalë i pafajshëm sikurse gjithë të tjerët që pas aq shumë viteve iu duhet ta mbrojnë një epokë të historisë, e cila në fakt nuk ka nevojë për mbrojtje. Me çlirimtarët përgjithmonë e me besim në drejtësi”, ka shkruar Haradinaj.
Në mbrojtje atij i ka dalë edhe shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj. Derisa ka shpërndarë një fotografi me Selimin, Haradinaj ka shkruar “Këtu jemi”.
Kurti viziton Kalanë e Prizrenit, njofton për investime afër...
Policia e Kosovës pret delegacion nga Sllovenia, diskutohet ...
Konjufca për Vjosa Osmanin: E goditi hapur Qeverinë në 2024-...
“Brenda një dhome, çfarë është diskutuar?” – Osmani pretendo...
12-vjeçarja goditet nga një veturë afër shkollës “Elena Gjik...
Sulm masiv rus në Ukrainë, 6 të vdekur