Shefi i Grupit Parlamentar i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi i ka reaguar zëvendëskryeministres Albulena Balaj, e cila tha se në zyrën që është vendosur nuk ka pasur asnjë simbol shtetëror.
Selimi i ka quajtur shpifje largimin e simboleve shtetërore nga ana e zyrtarëve të qeverisë Kurti.
Sipas tij në asnjë paraqitje zyrtare të zyrtarëve të qeverisë Kurti nuk kanë munguar simbolet shtetërore, raporton arbresh.info.
“Jam i detyruar të reagoj në këtë moment, kur po ngritën dhe po vihen në dyshim situata, të cilat në fakt janë edhe të pavërteta. Nuk e di në cilën zyre ka shkuar dhe në cilën është sot. Nuk e di a e din edhe kjo ku ka shkuar, por unë dua të ju them se këto janë shpifje. Ju i keni parë paraqitjet publike të të gjithë zyrtarëve të qeverisë Kurti, asnjëherë nuk kanë munguar e as nuk janë larguar simbolet shtetërore”, është shprehur Selimi.
Ai, madje ka kërkuar të ngritën ekipe të hetimit për këtë çështje.
“I vetmi ndryshim që ka ndodhur në gjithë atë dekor atje, është që është shtuar edhe portreti i Skënderbeut. Pra ndryshime të tjera s’kemi bërë dhe aq më tepër nuk është e vërtet që janë gjetur zyrat në gjendje të tillë. Por, nëse kushdo që ka dyshime, ju kërkoj qysh tash që të ngritin ekipe të verifikimit të kësaj çfarë unë po them dhe kësaj çfarë po thuhet nga përfaqësues të qeverisë”, u shpreh Selimi.
Ndryshe, zëvendëskryeministrja, Albulena Balaj, në Kuvend ka thënë se kur ka hyr në zyrën e saj nuk ka pasur as flamur të Kosovës dhe as deklaratë të pavarësisë. /arbresh.info
LEXO EDHE:
Zëvendëskryeministrja Balaj: Në zyrën time nuk kishte flamur të Kosovës
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Vdes në moshën 93-vjeçari disenjatori i famshëm italian, Val...
Merz: Evropa do të shmangë çdo përshkallëzim me SHBA
Federata e Futbollit të Marokut paralajmëron se do të ndërma...
Komandanti i KFOR-it takohet me Sveçlën, diskutojnë për situ...
Policia sulmohet nga tre burra pasi ndërhyn në një rast të d...