Mbrojtja e Rexhep Selimit po vazhdon t’i thotë fjalët përfundimtare në gjyqin e madh ndaj Thaçit dhe të tjerëve.
Para trupit gjykues, avokati i Selimit, Geoffrey Roberts thotë se akuzat e Prokurorisë së Hagës drejtuar Fatmir Limës, janë transferuar të Rexhep Selimi, siç thotë ai, vetëm për faktin që ata njiheshin.
Ai shtoi se kjo është e papranueshme.
“Prokuroria i referohet Fatmir Limaj që ka jetuar me zotëri Selimin, dhe i referohen që kjo është veprim kriminal. Por zotëri Limaj nuk është i akuzuar këtu, dhe nuk mund t’u përgjigjet këtyre akuzave. Zotëri Selimi akuzohet thjesht pse ka njohur zotëri Limajn. Akuzat që drejtohen për zotëri Limajn i transferohen zotëri Selimit, vetëm pse e ka njohur atë. Kjo është e papërshtatshme”, tha avokati.
Kurti: Katër vjet pas përpjekjes së Rusisë për pushtim, ne q...
Elijona: Ludo ia ka zënë vendin e finales Benitës
Ndalohen për 48 orë tre të dyshuarit që u kapën me mbi 1 mil...
Kurti i njofton ambasadorët për fushatën e MPB-së rreth Ligj...
Kusari dhe Panxha diskutojnë zhvillimin e ndërmarrësisë dhe ...
Afati për president po afrohet, Mustafa: Votojmë një kandida...