Deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes Rexhep Selimi ka shkruar në lidhje me aksuionin e Policisë së Kosovës në veri të Kosovës.
Sipas Selimit ky aksion ishte i pamenduar mirë dhe i denjuar të dështojë.
Postimi i Selimit në Facebook:
Sot bëhen 6 vite nga veprimi policor i qeverise së atëhershme të Kosovës në veri te vendit. Nga kreu i qeverise se atëhershme u proklamua si aksion i suksesshëm ne shtrirjen e sovranitetit te vendit ne komunat veriore te vendit te cilat, sikurse edhe sot, ishin jashte kontrollit te shtetit te Kosoves.Siç u pa atehere dhe siç edhe e pranuan ministri i atehershem i brendshem dhe kryeministri i atehershem, aksioni ishte i pa menduar mire, pa plan operacional dhe pa mjetet e nevojshme per realizimin e nje veprimi policor. Ky veprim politko-avanturesk doli te ishte fatal per jeten e nje oficeri policie dhe per sovranitetin e integritetin territorial ne pjesen veriore te vendit. Ate dite, nje aventure politike e kryeministrit te atehrshem i kushtoj me jete oficerit te Policise se Kosoves Enver Zymberi dhe Kosoves i kushtoi me ndarje edhe me te theksuar se sa qe ishte. Prandaj, sot 6 vite me vone, ne driten e veprimeve qe ndodhen qe nga ngritja e barikadave ne 2011-ten e deri te konspiracionet me murin te ura e Ibrit dhe me “trenin rus’, po rezulton se krejt kjo çfare ndodhi atje ishte i planifikuar deshtimj i policise dhe i shtetit te Kosoves. Pra, qe nga 25 Korriku e deri te “treni rus” u duk sikur aksioni policor ishte i paplanifikuar, por doli qe vete deshtimi ishte plani Kryeministrit te atehershem dhe i te ashtuquajturit presidenti aktual i Kosoves. Atje u panifikua te deshtoje shteti i Kosoves per te mos deshtuar planet e Serbise ne Kosove, duke i hapur rruge keshtu nje raundi te ri te negociatave ne Bruksel nga te cilat perfitoi Serbia ne secilen marveshje. Por, njekohesisht, ne kete date, e kujtojme me respekt dhe e çmojme sakrificen e secilit polic te Kosoves qe u treguan te gatshem t’i dalin ne mbrojtje te vendit, kushtetutes dhe ligjit. Veçanerisht kujtojme Enver Zymberin – deshmorin e Kosoves, per te cilin kerkojme qe kryersit te aktit terrorist kunder Policise se Kosoves te dalin para drejtesise dhe poashtu te ngarkohen me pergjegjesi ata qe e futen policine e Kosoves ne kurthat e politikes konspirative ne dem te sovranitetit dhe te interesave strategjike te Kosoves.
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...