Kandidati për deputet nga koalicioni “Lisa për Familje”, Selim Pacolli, ka votuar në zgjedhjet e rregullta parlamentare.
Në një postim, ai theksoi rëndësinë e votës së secilit qytetar dhe apeloi për respektim dhe vlerësim të drejtës së qytetarëve për të zgjedhur udhëheqësit e tyre.
Pacolli u bëri thirrje qytetarëve të dalin dhe të votojnë, duke theksuar se çdo votë ka rëndësi dhe se është një hap i rëndësishëm për një të ardhme më të mirë për Kosovën.
“Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës. Sot, së bashku me familjen time, ushtruam të drejtën e shenjtë të votës. Shpresoj që vota e secilit prej nesh të respektohet dhe të vlerësohet me dinjitet. Ju ftoj të dilni dhe të votoni, sepse çdo votë ka rëndësi dhe duhet të vlerësohet me respekt të plotë. Vota juaj është fuqia juaj dhe është një hap për një të ardhme më të mirë për Kosovën tonë. Ju priftë e mbara dhe shumë suksese”, shkroi Pacolli./Arbresh.info
Hoxhaj takohet me shefen e BE-së në Mynih, flasin për Kosovë...
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht Rahovecin 029
Tragjedi në Alpet italiane, orteku u merr jetën dy skiatorëv...
RENEA mbyll me sukses pjesëmarrjen në UAE SWAT Challenge
Privatizimi që nuk po sjell fitim
Rashica vendimtar në fitoren e Besiktasit