Kandidati për deputet nga Koalicioni për Familjen, Selim Pacolli, së bashku me deputetin Visar Korenica, vizituan qytetin e Mitrovicës, ku u takuan me punonjësit e fabrikës ViPrint.
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli shkroi se gjatë takimit, ata mësuan më shumë për angazhimin e jashtëzakonshëm të punonjësve në industrinë e shtypit.
Pacolli falënderoi ViPrint për mikpritjen e ngrohtë dhe për mbështetjen që ata kanë shprehur për koalicionin “Lista për Familjen”
“Gjatë vizitës tonë bashkë me deputetin Visar Korenica në qytetin e Mitrovicës u takuam me punonjësit e fabrikës ViPrint, ku mësuam më shumë për angazhimin e tyre të jashtëzakonshëm në industrinë e shtypit. Falenderojmë ViPrint për mikpritjen e ngrohtë dhe mbështetjen për koalicionin Lista për Familjen”, thuhet në postim./Arbresh.info
Sonte “Nata e Zjarreve” në Prekaz
Kapen mbi 5 kilogramë marihuanë dhe një armë zjarri në Vusht...
Maqedonci: Shpresojmë që deri në fund të vitit të prodhojmë ...
Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...