Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AKR Selim Pacolli ka vizituar sot disa familje në Hajvali ku është njoftuar për së afërmi me gjendjen në këtë lagje të Prishtinës, raporton arbresh.info
Pacolli ka shpalosur programin e tij për Prishtinën duke konsideruar se ka vullnet dhe ekip profesional për ta udhëhequr Komunën.
Pacolli ka dëgjuar brengat e këtyre banorëve që ishin nga më të ndryshmet duke filluar nga ekonomia, papunësia, bujqësia etj.
Ndërsa Pacolli ka thënë se në mandatin e tij do të jetë njëri ndër prioritetet bujqesia dhe rritja e subvencioneve.
Po ashtu Pacolli vizitoi edhe shtëpinë e Kulturës në Hajvali ku nga afër u njoftua me problemet./arbresh.info/


Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...