Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli ka reaguar për tragjedinë e ndodhur në Minierën e Artanës ku humbën jetën dy minatorë.
Selimi i cili ishte në Minierën e Artanës dhe ka parë për së afërmi përpjekjet për të nxjerr në sipërfaqe trupat e dy minatorëve ka thënë se ndodhet aty për të treguar mbështetjen për familjet e minatorëve, bashkëfshatarët e punëtorët e minierës.
Postimi i plotë në facebook:
Dhimbje, pikëllim, zemërim, në vendin e ngjarjes, ku ende po vazhdon përpjekja për të nxjerr në sipërfaqe trupat e dy minatorëve nga thellësia e Minierës së Artanës në Marec.
Jam këtu për të treguar mbështetjen time për familjet e minatorëve, bashkëfshatarët e punëtorët e minierës. Lutjet tona shkojnë për ta në këto momente plot ankth! Përzemërsisht falënderoj të gjithë të angazhuarve, që po marrin pjesë në këtë operacion,Policinë e Kosovës,FSK-në dhe zjarrfikësit”.
Kurti: Më 7 qershor synojmë ta tejkalojmë rezultatin e kalua...
Ngjarje e rëndë në Tiranë, policit i vendoset thika në fyt –...
Arrin në Kosovë grupi i dytë i haxhilerëve, priten nga famil...
Merz: BE-ja duhet të tregojë gatishmëri për zgjerim
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...
Etja merr 49 jetë në shkretëtirën e Saharës