Kandidati për deputet nga Koalicioni për Familjen, Selim Pacolli u ka bërë thirrje qytetarëve të Prizrenit që me 9 shkurt të mobilizohen dhe të votojnë numrin 129.
Në tubimin në Prizren, Pacolli theksoi se familja është shtylla dhe kurrizi i programit të tyre Qeverisës, shkruan Arbresh.info.
“Arsyeja se në arritëm një marrëveshje për Koalicionin me partnerët tanë ishte pikërisht familja, që është shtylla dhe kurrizi i programit tonë. Në nuk e kemi vetëm familjen në qendër të qeverisjes sonë, mirëpo është një program i studiuar mirë nga njerëz të fushave duke nisur nga zhvillimi ekonomik, shëndetësia, bujqësia, blegtoria dhe të gjitha dikasteret e tjera”, tha Pacolli.
Ndër të tjera, ai shtoi se programi qeverisës i Koalicionit për Familje është programi më i mirë se i subjekteve të tjera politike.
Po ashtu, ai akuzoi partitë e tjera se nuk po i realizojnë premtimet e dhënë e që sipas tij, janë të njëjta tash e 24 vite./Arbresh.info.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...