Kandidati për deputet nga Koalicioni për Familje, Selim Pacolli, në një tubim në Gjilan ka theksuar rëndësinë historike të rajonit të Anamoravës për Kosovën.
Ai ka vlerësuar këtë zonë si epiqendër dhe pikë të veçantë në histori, duke kujtuar figurat e shquara dhe sakrificat e bëra për lirinë e vendit.
Në një postim në Facebook, Pacolli përmendi emra të njohur të historisë, duke përfshirë hoxhë Hasan Masuricën, Sylë Zarbincën, Idriz Seferin, Mulla Idrizin e Gjilanit, Hoxhë Lipovicën, Kadri Zekën, Nuhi Berishën, Agim Ramadanin, Abdullah Tahirin, dhe qindra Dëshmorë e Martirë të Kombit.
“Veprimtaria dhe historia e tyre do të jenë udhërrëfyesi dhe motivi ynë kryesor që ne dhe brezat që vijnë pas t’i kemi shembull për zhvillimin e vendit dhe ruajtjen e vlerave e traditive tona”, tha Pacolli./Arbresh.info
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër