“Unë, Albin Kurtit i kam dalë borxh sa herë që ka qenë e nevojshme dhe kam vlerësuar”.
Kështu është shprehur kryetari i Kuvendit Qendror të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, teksa është përgjigjur se a e tradhtoi Albin Kurtin që e ndihmoi fushatën e Selës.
Sela ka theksuar se nuk ka bërë asnjë hap për ta dëmtuar imazhin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.
“Unë nuk kam bërë asnjë hap për ta dëmtuar imazhin e kryeministrit të Kosovës. Nuk e di pse duhet të më shtrohet pyetja a e kam tradhtuar unë Albin Kurtin. Kam qenë aktiv në fushatën e z. Kurtit”, tha Sela.
Në emisionin “Debat Plus”, Sela ishte i ftuar për të diskutuar për “përçarjen” e Aleancës për Shqiptarët.
Çfarë ndodh nëse nuk flemë 24 orë?
Limaj në Llapushnik, në odën që dikur shkoi me uniformë të U...
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin ...
Nëse jo Alexander-Arnold, Real Madridi ka një tjetër top mbr...
“Respekt e mirënjohje për Policinë e Kosovës”/ J...
Haradinaj: Faleminderit që po bashkoheni çdo ditë me Kosovën...